Gjatë spektaklit të djeshëm në “Big Brother VIP”, Kiara dhe Efi i dhanë fund miqësisë së tyre pas një debati të ashpër mes tyre.
Kjo situatë solli një lum reagimesh në rrjet, ndër to edhe nga ish banorja e BBV, Kejvina Kthella.about:blank
Me anë të një shkrimi thumbues në Instagram, Kejvina u shpreh se Kiara do vetëm famën dhe i intereson vetja e vet.
“Kiara nuk ka gjë më shum veçse xhelozi për Efin se e don publiku e nuk e kaperdin dot faktin që Efi kapi lojën para asaj që është më e zgjuar se ajo! E ka personale me Efin edhe jo në kuadër të lojës.
Ndërsa Efi nuk ka pse merzitet se nuk e gjeti Luizin si më përpara se kan kaluar më shumë se dy muaj nga dalja e saj edhe ka ndryshuar loja. Në fund të ditës mos të harrojm që Efi hyrjen në Big Brother e bëri me mikeshën e saj të jetës Mikelën e jo të bigut edhe kur erdhi puna te loja kërkoj të ndahet nga ajo!
Ashtu si mos të harrojmë se Luizi ka 102 ditë aty brenda edhe është i dërrmuar psikologjikisht edhe siç erdhi situata me hyrjen e banorëve të rinj ai vendosi ti besoj të dashurës së tij për të kuptuar më shumë por e dashura e tij e ka mendjen të fama jo te dashuria për të!about:blank
Në fund të ditës ca faji ka Luizi ktu që është verbuar e po dashuron femrën e gabuar? Ca faji ka Luizi qe i dha gjithçka në tre muaj asaj vajze edhe një herë të vetme që Kiarita mund të bënte diçka për Luizin në lojën e tij e beri gjithçka m*t. Edhe e dini pse? Ajo mendon vetëm për veten e sai! Kiarita po shkatërron Luizin edhe fama po shkatërron Kiarën!’”