Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik ka zhvilluar sot një aksion në një fshat të Malishevës, që ka rezultuar me konfiskimin e mbi 30 kilogramë substancë narkotike, e llojit marihuanë dhe arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje të drogës, raporton Gazeta Sinjali. 

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për të dyshuarit A.K., në shtëpinë e të cilit u gjetën 28 paketime me drogë.

“Policia ka siguruar urdhër për kontroll nga organet e drejtësisë, me që rast është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Malishevës.  Gjatë kontrollit, policia në shtëpinë e të dyshuarit: A.K., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar tri çanta në të cilat kishte 28 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Pesha e përgjithshme e kësaj lënde është 30 kg e 330 gramë.

Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe ndaj tij ka iniciuar rastin ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”“, thuhet në njoftimin e PK. 

Pas përfundimit të procedurave, me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT