Ekskluzive: Gjykata Supreme liron të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Gjykata Supreme ka nxjerrë aktvendim për lirimin nga masa e paraburgimit Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Sinjali bëjnë me dije se ai sot është liruar dhe tashmë së shpejti pritet dalja e tij nga paraburgimi.

Palëve së shpejti do t’u dërgohet edhe vendimi lidhur me statusin e ankesës së parashtruar nga mbrojtja e Naser Pajazitajt, avokati Gëzim Kollçaku.

Kujtojmë se Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor të 2015-ës, ishte dënuar dy herë me burgim të përjetshëm.