Opinionisti Vehbi Kajtazi, ka thënë se edhe pse në Hagë, Hashim Thaçi ka ndikim më të madh se presidentja Vjosa Osmani.
Kajtazi u shpreh se autoriteti i Thaçit mbetet i pakrahasueshëm me presidenten që ka Kosova tani.
”Në marshin e organizuar nga PDK, apo iniciativa Liria ka emër, unë kam qenë aty – dhe kurrë më shumë popull nuk kam pa”.
”Nuk po flas popull në numër, por në përfaqësim. Kam pa shumë pleq të fshatrave, kam pa fëmijë, kam pa gra, familjarë. Të gjithë përfaqësim i gjithë shoqërisë, i subjekteve politike, pa kurrfar dallimi. Dhe ky unitet rreth saj, mendoj që është një prej arsyeve që ka nis me e shkaktu këtë përplasje”.
”Përplasja gjithmonë lidhet me figura të cilat kanë peshë në shoqëri edhe në shtet dhe në këtë vend. E natyrisht ata që janë në Hagë, veçanërisht zotëri [Hashim] Thaçi, ka fuqi edhe ndikim madje më të madh nga Haga sesa që e ka Vjosa Osmani si president këtu”.
”Absolutisht, autoriteti i tij [Hashim Thaçit], është i pakrahasueshëm me presidenten që kemi tash. Edhe sot e kësaj dite, mënyra si njerëzit e shohin, i krahasojnë, kanë dallim si nata me ditën”, tha Kajtazi.