“Gruaja po të tradhton”, burri rrah gruan pas mesazheve që mori nga dy vajza të tjera – gjykata merr vendim ndaj tij

Gjykata e Ferizajt i ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh personit me iniciale F.L, pasi i njëjti ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Insajderi merr vesh se shkak i dhunës është një orkestrim që i është bërë nga dy vajza të tjera.

Gjykata po ashtu ka dhënë urdhër ndaj të dyshuarit që të mos i afrohet viktimës më shumë se 50 metra, ndërsa në vende publike deri në 10 metra.

Të dyshimti FL i është caktuar masa 30 ditë paraburgim, dhe fillimisht është ngarkuar me veprat penale Kanosje dhe Dhunë në Familje pasi është vlerësuar në rrezik viktima (gruja e sulmuesit ) i është dhënë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Ferizajt“, mëson Insajderi.

Sipas burimeve të Insajderit shkak i dhunës është bërë inskenimi i disa mesazheve nga dy vajza të tjera që për qëllim ishte prishja e raporteve të çiftit duke aluduar në mos besnikërinë e gruas së tij.

Janë disa mesazhe që i kanë orkestruar dy femra, me qëllim prishjen e raportit te qiftit duke i shkruar sms lidhur me gruan e tij, e duke i dërguar porosi se ndaju prej gruas tash viktimës se nuk është duke te qëndruar besnike. Hetuesia janë në rruge të mirë për ti identifikuar shtytëset e kësaj vepre penale dhe kompletuar këtë rast penal“, i tha ky burim Insajderit.

Përveç masës së paraburgimit Gjykata ka kërkuar nga i dyshuari që të mos shpërndaj mesazhe, foto dhe video të gruas së tij.