Ndërkohë në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Aleksandër-Arnold, deklaroi se nuk pa asgjë të keqe në përplasjen me Xhakën.
“Mendoj se ka pak zjarr në një ndeshje të tillë, nuk ka asgjë të keqe. Ai më shtyu topin, kështu që është një reagim i natyrshëm për ta kthyer atë. Ajo zgjoi turmën”, deklaroi Aleksandër-Arnold.
Ndërkohë në lidhje me këtë episode foli edhe ish-mbrojtësi i njohur i Liverpulit, Xhimi Karragher, i cili e quajti si gjest idiotesk reagimin e Xhakës.
“Nuk e di pse e bëri këtë. Ishte gjest idiotesk nga Granit Xhaka. Unë thjesht nuk e kuptojë këtë”, u shpreh Karragher.