Gazetari dhe opinionisti kosovar, Valon Syla, është sulmuar mbrëmë nga disa persona dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Siç raportohet, e gjithë ngjarja ka ndodhur pak minuta pas përfundimit të emisionit ‘Pressing’ në T7, ku Syla është panelist.

Menjëherë pasi ai ka dalë nga zyrat e televizionit, tre persona dyshohet ta kenë ndjekur nga pas dhe e kanë sulmuar në kafenenë ‘Image’ duke i shkaktuar lëndime të lehta në kokë.

Sinjali mëson se Syla është dërguar në Emergjencë, ku edhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme Syla ka publikuar disa reagime lidhur me dhuratën që i është bërë hoxhës, Mazllam Mazllami, nga disa besimtarë me rastin e pensionimit të tij.

Por nuk dihet nëse kjo mund të ketë qenë arsyeja e sulmit ndaj tij, apo bëhet fjalë për diçka tjetër.

TE FUNDIT