Lëndime trupore ka pësuar një person pasi ishte rrahur nga tre të dyshuar deri sa ishte në shtëpinë e tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 në fshatin Studentçan në Komunën e Suharekës.
Policia ka njoftuar se viktima ka kërkuar tretman mjekësor fillimisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë e që më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.
Viktima kishte raportuar se deri sa ka qenë në shtëpi është sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Në raportin ditor të policisë, nuk përmendet fakti nëse të dyshuarit janë identifikuar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti po trajtohet nga policia