Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Suharekë.
Atje është arrestuar një person pasi dyshohet se në gjendje të dehur i ka kanosur familjarët e tij.
Ai edhe për herët dyshohet se në vazhdimësi ka kanosur si dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Suharekë. 16.04.2023- 20:55 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur familjarët e tij. I dyshuari edhe më herët në vazhdimësi ka kanosur si dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.