Hoxha i famshëm Mazllam Mazllami duket se ka kërkuar falje për përdhosjen e flamurit në një video që iu ripublikua gjatë ditës së djeshme.
Në një intervistë ai ka deklaruar se deklaratat e tij mund të jenë keqkuptuar.
“Ka një keqkutim, flamuri është një bezë, nuk ishte qëllimi për ta përdhosur flamurin, është gabim të më keqkuptoni. Nëse kam gabuar për termin leckë, publikisht kërkoj falje nëse është keqkuptuar, ndërsa si është shkruar bezë, për të treguar materialin. Qëllimi nuk është për nënçmim të flamurit, unë vetë jam veteran i UÇK-së e të njëjtin flamur e kam pasur pranë vetes,” – u shpreh z. Mazllami në fjalimin e tij.
Ai u shpreh më tej se nuk “adhuronte flamurin” por krijuesin e gjithësisë.
Mazllami vazhdoi edhe më tej të tregonte se e kishte pasur ndërmend të tregonte materialin përbërës të flamurit.
“Allahu na i faltë gabimet, jo vetëm në fjalë por edhe në vepra,” – u shpreh tutje ai për Euronews Albania.