Ballkani ka shënuar njërën fitoret më të thella në histori të futbollit kosovar, pasi e ka mposhtur 7-2 Trepçën ’89 në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas gjysmë ore lojë, skuadra nga Suhareka kaloi në epërsi me golin e Albin Berishës, që u asistua prej Albion Rrahmanit.

Gjashtë minuta kaluan nga goli i parë dhe Ballkani dyfishoi epërsinë, tani me një super gol të Lumbardh Dellovës që realizoi nga gjuajtja e lirë.

Për 3-0 u përkujdes Albin Berisha (42’), që ishte goli i tij i dytë në këtë takim, ndërsa Armend Thaqi ishte në rolin e asistues.

Me të filluar pjesa e dytë, kampioni në fuqi shënoi edhe të katërtin, ndërsa radha ishte për Albion Rrahmanin (47’), që u asistua prej Nazmi Gripshit.

Gol realizoi në këtë takim edhe Edvin Kuç, që u asitua nga Thaqi, për rezultatin 5-0 në minutën e 65-të.

Vendasit nuk u ndalën me kaq, dhe shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht Rrahmani (67’) realizoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe të gjashtin për ekipin e tij me një asistim të Albin Berishës.

Më pas, radha ishte edhe për Van Dave Harmon që u asistua në minutën e 72-të nga Thaqi, për rezultatin 7-0.

Por, Trepça ’89 nuk u largua duarbosh nga ky takim, pasi realizoi dy gola të shpejtë përmes Adu-Kwaw (83′, 89′), për rezultatin final 7-2.

Pas javës së 30-të, Ballkani vazhdon të jetë lider me 61 pikë, një më shumë se Drita, ndërsa Trepça ’89 është në të tetin me 33 pikë

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT