Superylli Kosovar Milot Rashica ka gjasë rikthehet te Norwich City pasi bisedimet me Galatasarayn për blerjen e përhershme të kartonit të tij nga skuadra turke nuk po shkojnë në rrugën e duhur, raporton “NTV Spor” në Turqi.
Rashica iu bashkua Galatasaray-t në një marrëveshje huazimi për një sezon gjatë verës dhe po kalon një periudhë të suksesshme në Turqi, me Galan që renditet në krye të Super Ligës dhe është e destinuar të kthehet në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.
26-vjeçari iu bashkua Norwichit në vitin 2021 nga skuadra e Bundesligës, Ëerder Bremen për 9.4 milionë funte, pasi Emi Buendia përfundoi një lëvizje te Aston Villa me vlerë 40 milionë funte, përcjellë KosovaPress.
Megjithatë, pas vetëm një sezoni, Rashica u largua për t’iu bashkuar gjigantëve turq ku ai ka mundur të rikthejë formën e tij nga koha e tij në Bremen.
Skuadra angleze mësohet se po kërkon 11 milion euro, ndërsa ajo turke po kërkon që bisedimet të nisin nga oferta prej 5 milionë eurove