E pazakontë; Afaristi nga Malisheva, blen të gjitha biletat për 3 ndeshjet e radhes

Afaristi Ilir Limaj ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm. Ai ka paguar të gjitha biletat në “Liman Gegaj” për tifozët e Malishevës në tri ndeshjet e mbetura, në mënyrë që malishevasit të kenë mundësi ta ndjekin skuadrën e tyre të zemrës nga afër FALAS.

Nuk është hera e parë që z. Limaj ndërmerr hapa të tillë në përkrahje të Malishevës.

Tri ndeshjet që tifozët malishevas do të mund t’i ndjekin FALAS falë gjestit të tij është ajo kundër Trepçës ’89 sot, dhe Prishtinës (14 maj) e Llapit (28 maj). ⚽