Trajneri turk i klubit mitrovicas KB “Trepça”, Engin Gençoglu ka dhënë dorëheqje nga pozita e trejnerit të klubit, mëson “Mitropol”.
Largimi i trejnerit Gençoglu i cili premtonte se do ta bënte Trepçën kampion vie pas disfatës së thellë karshi KB “Peja” me rezultat 107-79 dy ditë më parë.
Në një intervistë televizive ishte vet Gençoglu që tha se përgjegjësia për humbjen i takon atij, edhe pse ende nuk është e sigurt nëse kjo është aryseja kryesore e largimit të tij.
Raportohet se trajneri kishte shkuar në ushtrimet e klubit me valixhet e përgatitura për largim në Turqi.
Gençoglu është trejneri i tretë i cili menaxhoi me Trepçën këtë sezonë. Para tij klubi u udhëhoq nga Alek Jonchevski dhe Lyubomir Minchev