Stresi i ka treguar për vite me radhë bindjet e tij politike që kanë mbetur të njëjta. Ai është demokrat i flaktë dhe së fundmi ka gjetur rastin të hedhë ca thumba për ata që ndërrojnë sipas interesave, siç thotë ai, preferencat e tyre.
Postimi i fundit i Stresit në rrjete sociale interpretohet nga publiku si një thumb për Luiz Ejllin, ish-konkurrentin e “BBV” që brenda shtëpisë shprehej mbështetës i Berishës.
Por, pas daljes, ai doli hapur në fushatë elektorale për kandidatin e PS-së në Shkodër, Benet Beci, për të cilin shprehet se e ka ndidhmuar në ditët e tij më të vështira