30 të lënduar nga aksidenti në Vragoli

30 persona janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur të shtunën pasdite në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në fshatin Vragoli.

Sipas njoftimit të Policisë, në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa vendore. 

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Mësohet se autobusi ka qenë me nxënës të Luginës së Preshevës, duke u kthyer nga ekskursioni në Shqipëri.