Nis finalja e Eurovisionit

Ka filluar finalja e madhe e garës së muzikës Eurovision Song Contest.

Në mesin e 26 shteteve finaliste është edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga Albina & Familja Kelmendi.

Shou ka nisur me përformancën e Kalush Orchestra, grupi nga Ukraina, që ishte fitues i Eurovisionit të kaluar.

Më pas vazhdoi me prezantimin e garuesve finalistë.

Kujtojmë se “Duje”, nga Albina & Familja Kelmendi, do të jehojë e 10-ta me radhë sonte.