Ballkani ka fituar 1-0 ndaj Llapit për t’u rikthyer si lider pas javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, falë barazimit 1-1 të Dritës me Gjilanin.
Pas ndeshjes, Ilir Daja ka thënë se ata duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë deri në xhiron e fundit, derisa kanë mbetur edhe dy sosh për t’u zhvilluar.
“Është sakrifica e këtyre djemve që ne edhe dy javë pa u mbyllur kampionati po kryesojmë tabelën. Gjithsesi, duhet të jemi me këmbë në tokë sepse ka edhe dy javë”, ka thënë fillimisht ai për ArtSport.
“Duhet të festojmë në momentin e duhur sepse futbolli nuk mund të parashikohet. Duhet të kënaqemi pak por duhet të jemi serioz që ta mbyllim sezonin me plot sukses”.
“Janë javët e fundit të kampionatit dhe ekipet kanë lëndime dhe nuk e kanë formën më të mirë”.
“Punuam fort për të marrë fitoren dhe kishim strategji që të mos i lejojmë hapësira kundërshtarit që ka ekip sulmues dhe mund të godas në çdo moment”, ka shtuar më tej Daja.