PIRLS: Kosova renditet kah fundi për nga aftësitë e nxënësve në lexim

Dje janë publikuar rezultatet e aftësive të nxënësve në lexim për vitin 2021 nga Progresi në Lexim Ndërkombëtar dhe Studime të Shkrim-leximit për vitin 2021, ku Kosova është renditur në një pozitë jo të favorshme.

43 shtetet që morën pjesë në studim, Kosova zë vendin e 38-të, para Brazilit, Iranit. Egjiptit, Jordanit dhe Afrikës së Jugut.

Fëmijët që u studiuan në kuadër të Pirlsit ishin të moshave nëntë dhe dhjetë vjeç, ku Singapori dol i pari, pasuar nga Hong Kongu, Rusia dhe Anglia.

Ndërkaq, Shqipëria u rendit e 26-ta në këtë studim.