Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, pak ditë më parë paralajmëroi rikthimin në muzikë me projekte të reja muzikore për fansat e saj.
Këtë ajo e bëri duke publikuar një fotografi nga pushimet e fundit, ku shihej në një kafene duke shijuar një gotë çaji.
“Çaji i fundit, është ajo artistja juaj e preferuar që kthehet me muzikë të re”, ka shkruar këngëtarja nga Tirana në mbishkrimin e kësaj fotografie.
E njëjta ka vazhduar të ndajë me ndjekësit disa imazhe të reja atraktive nga pushimet e saj në Tanzani dhe Dubai.
Së fundmi, Enca publikoi një video ku shfaqej në plazh duke shijuar detin, ndërsa tregon pa hezitim format e kolme të trupit në një paraqitjem e bikini.
“Duke iu dërguar emocione të mrekullueshme të gjithëve, muzikë e re së shpejti”, shkroi Enca në mbishkrimin e kësaj videoje.
Këngëtarja Haxhia përndryshe shquhet për postimet e saj të shpeshta provokuese që bën në rrjetet sociale si Instagram, SnapChat apo OnlyFans. /Telegrafi/