Mashkulli dhe femra ideale sipas Inteligjencës Artificiale

Meshkujt më së shumti preferojnë biondet, ndërsa për femrat mashkulli ideal është ai i gjatë, esmer dhe i pashëm. Ky është përfundimi i Inteligjencës Artificiale, që ka studiuar miliarda imazhe në faqet e mediave sociale që përshkruajnë njerëz të bukur.

Projekti “Bulimia”, një grup ndërgjegjësimi për çrregullimet e të ngrënit, i kërkoi AI të prodhonte trupat “perfekt” të meshkujve dhe femrave, sipas asaj që merr më shumë angazhim në mediat sociale.

Studiuesit nga organizata zbuluan se gratë më të dëshirueshme kishin flokë bionde, lëkurë ulliri, sy kafe dhe linja të holla, ndërsa mashkulli “perfekt” kishte sy të errët, flokë të errët, mollëza të gdhendura dhe muskuj fin.

Shumica e rezultateve të Inteligjencës Artificiale dukej se luanin standarde të vjetruara të bukurisë: kaukaziane, e hollë, pak muskuloze dhe jashtëzakonisht bionde.

Projekti Bulimia testoi gjeneratorët e imazheve të inteligjencës artificiale, duke përfshirë Dall-E 2, Stable Diffusion dhe Midjourney, për të zbuluar se si duket ideja e programeve për fizikun “perfekt” te gratë dhe burrat.

Gati 40 për qind e imazheve që tregonin femrat “perfekte” ishin bionde, 30 për qind kishin sy kafe dhe mbi gjysma kishin lëkurë ulliri.

Pothuajse 70 për qind e meshkujve “perfekt” kishin flokë gështenjë dhe 23 për qind kishin sy kafe. Ngjashëm me gratë, shumica dërrmuese e burrave ishin me lëkurë ulliri dhe gati gjysma kishin qime në fytyrë.

Shumë prej femrave ishin të tonifikuara mirë dhe imazhet tregonin shumë prej tyre me tipare thuajse vizatimore si buzët e plota, çehre pa rrudha dhe pore, e hundë perfekte. Të gjitha këto tipare, janë shumë të lakmuara dhe shpesh të imituara duke përdorur kirurgji plastike.

Raporti i projektit “Bulimia”, i publikuar në Dailymail, doli në përfundimin se:

“Në epokën e filtrave në Instagram dhe Snapchat, askush nuk mund të arrijë në mënyrë të arsyeshme standardet fizike të vendosura nga mediat sociale”