Pronarët e bizneseve të ndryshme jo rrallëherë janë cak i kanosjeve e konflikteve të ndryshme qoftë nga klientët apo edhe persona të tjerë, me të cilët futen në telashe për shkak të zënkave për punë. Një rast i tillë ka ndodhur sot në mesditë në Suharekë, ku pronari i një biznesi është sulmuar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për shefin e auto servisit “Toli” në fshatin Peqan, i cili është sulmuar fizikisht nga një klient, si pasojë e një mosmarrëveshje për një veturë.
Sherri mes tyre ka nisur me një zënkë verbale e që ka kaluar në dhunë, ashtu që i dyshuari F.K., e ka kapur për fyti viktimën, duke i shkaktuar lëndime, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.
Sinjali mëson se posa rasti është denoncuar në Polici, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti si “Lëndim i lehtë trupor./GazetaSinjali