• 03/08/2021
Digiqole ad

Mulliri në Suharekë që i ka rezistuar kohës

 Mulliri në Suharekë që i ka rezistuar kohës

Fshati Breshanc i komunës së Suharekës, përveç qetësisë dhe bukurisë që e karakterizon, ai përmban edhe trashëgimi kulturore.

Bëhet fjalë për mullirin e quajtur Adem Isufi, i vetmi që i ka mbijetuar luftës, raporton emisioni #gjesi në T7. 

Ky mulli është i vjetër rreth 360 vjet, ndërsa Haki Bytyqi, trashëgimtar i tij, thotë se mullirin e kanë rinovuar në vitet e 90-ta me fonde të familjes.

Mulliri ende vazhdon funksionimin duke qenë në shërbim të familjeve  në fshat dhe rreth tij.

E sa i përket punës, Bytyqi thotë se kërkesat tani nuk janë siç kanë qenë përpara.  Ai me këtë rast kujton kohën e para më shumë se 20 vjetëve, me ç’rast tregon se mulliri në atë kohë i ka bluar deri në 25 mijë kilogramë grurë.

Para viteve 98-99 ne Breshanc të Suharekës kanë qenë funksional 11 mullinj.

Të ngjashme