Në Maqedoni ndodhet një person i cili pretendon që i shëron të gjitha këto duke kënduar suret e Kuranit dhe normalisht duke kërkuar para për këtë gjë.
Pavarësisht se jo çdokush e ndjek fenë, dihet që nuk merret para duke përfituar prej saj.
Pasi takohemi me “hoxhën” na tregon hollësisht për këndimet e sureve te Kuranit, ose ndryshe ‘rukje’.
Dhe më në fund po jep rezultat, pasi vajza fillon të ketë dridhjet që pretendohen të jenë në momentin që xhindi kryeneç po del, sipas hoxhës. Ai lumturohet jashtë mase shumë duke menduar se metoda e tij ka funksionuar. Afrohet tek vajza duke i gjuajtur në grusht direkt e në bark duke thenë se më në fund ky xhind kaq kokëfortë ka dal nga trupi i vajzës, dhe se magjia që ishte bërë ishte shumë e vjetër dhe e kanë helmuar me ushqim.
Dhe nga jo e sëmure që vajza ishte, pas 5 minutash bëhet tejmase e sëmurë dhe çlirohet pasi del xhindi. Hoxha na thotë që gjendja është shumë e keqe, dhe se duhet të shkojmë në Maqedoni direkt. Dhe se duhet të këndohen dhe 6 rukje të tjera përpos ilaçeve që duhet të konsumojmë për tu shëruar plotësisht. Pasi vajza u “shërua”, për kaq sa ai bëri, i drejtojmë 100 eurot që ai kërkonte për të bërë këtë ‘shërim’.
Video: