Ferizaj ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Ballkanit për të refuzuar që tifozët e kësaj skuadre të udhëtojnë nesër në Suharekë.
Të dy skuadrat luftojnë për fitoren e madhe, pavarësisht se kanë objektiva diametralisht të kundërta, suharekasit kërkonë titullin kampion, kurse mysafirët mbijetesën në nivelin elitar të futbollit kosovar.
Në reagimin e kësaj skuadre thuhet se janë të befasuar me vendimin e skuadrës nga Suhareka, duke mos arritur ta kuptojnë atë. Sipas, Ferizaj ekipi vendas që është Ballkani ju ka komunikuar se nuk mund të ofrojnë siguri për tifozët mysafirë