Lidhjet e dashurisë që krijojnë vajzat, sidomos në moshë të re, jo gjithmonë gjejnë përkrahjen e familjarëve të tyre. Madje në shumë raste, baballarët e vëllezërit tentojnë që me anë të forcës t’i bindin ato që t’u japin fund lidhjeve, raporton Gazeta Sinjali.

Sherri me vëllain e të dashurës së tij e ka zënë edhe një të mitur në Fushë Kosovë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 17-vjeçari nëpërmjet Snapchat-it i ka kërkuar të dashurit të motrës së tij që të takohen për të qëruar hesapet te një pompë e derivateve në Fushë Kosovë.

I dyshuari me vete kishte marrë edhe një shoqërues dhe që të dy ishin pajisur me armë e mjete të tjera të forta, me të cilat siç duket kishin synim ta sulmojnë të miturin.

Njësitë policore kanë arritur që t’i ndalojnë të dyshuarit dhe gjatë kontrollit atyre u janë gjetur thika, shkopinj druri, armë, karikator e fishekë. Të gjitha mjetet janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të hetohen në liri për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT