Skuadra e Ballkanit ka fituar sërish titullin kampion në Superligën e Kosovës.
Ekipi nga Suhareka nën drejtimin e Ilir Dajës ka mbrojtur titullin kampion dhe tashmë ka dy të tillë në historinë e klubit dhe atë radhazi, shkruan GazetaBlic Sport.
“Bomberi” i Ballkanit, Albion Rrahmani ka theksuar se trajneri Ilir Daja sipas tij është një nga më të mirët në këtë profesion, teksa e falënderon shumë për besimin.
“Për mendimin tim Ilir Daja është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur. Po mos të ishte ai, as unë nuk do isha këtu ku jam, pasi me besimin e tij jam këtu ku jam dhe e falënderoj shumë”, tha Albion Rrahmani në ‘Sports Show’.
Kujtojmë se Rrahmani është golashëshënuesi më i mirë në Superligë me 21 gola.