U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të drejtorëve të Komunës së Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e drejtorëve komunal.

Gjatë takimit, kryetari Muharremaj, ka kërkuar nga ata që të jenë në shërbim të qytetarëve në rend të parë, të jenë përgjegjës për punët që bëjnë dhe të merren sa më shumë me punët në teren. Në takim u fol edhe për Projektet që janë në realizim e sipër si dhe për ato që do të fillojnë së shpejti. Për drejtorët,  kryetari ka dhënë detyra e obligime tjera që të kryejnë gjatë ditëve në vijim.