Habib Rexha u vetëdorëzua dje në polici, 2 ditë pasi vrau me një plumb në kokë Arjan Gosën në Kavajë, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij 2 muaj më parë.
Në dëshminë e tij në polici, Rexha ka thënë se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën dhe se në makinë ka qenë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës.
Rexha është shprehur se nuk e kishte planifikuar krimin, por rastësisht kishte parë Gosën dhe kishte vepruar nga gjaknxehtësia.
“Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arjan Gosën në kafene me babanë e tij. U largova 300-400 metra, parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur. E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia. Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë”, mësohet të ketë thënë Rexha në polici, raporton euronews.al