Në vend të 20-tësheve bankomati nxorri 50 euroshe, banka: Duhet t’i ktheni

Një incident i veçantë është regjistruar ditët e fundit në një bankomat banke në Lozzo Atestino të Padovas, teksa makineria nxirrte gabimisht kartëmonedha 50 euroshe në vend të atyre 20, duke iu dhënë më shumë para klientëve.

Të hënën në mëngjes, punonjësit e kuptuan se ATM-ja kishte mbetur pa para dhe nxituan me mbushjen e saj përpara se të hapnin zyrat. Por, për shkak të një gabimi që mendohet se nuk ishte i qëllimshëm, kartëmonedhat 20 euro ishin futur në sirtarin e 50 eurove dhe anasjelltas.

Pasi kuptuan se çfarë kishin bërë, arkëtarët nisën të telefononin klientët “fatlumë” një nga një që të kthenin paratë, në të kundërt do të konsideroheshin si debitorë dhe do t’iu mbaheshin nga llogaritë e tyre