Numri i viktimave në Kosovë shkon në 34

Klinika Infektive e QKUK-së ka bërë të ditur se sot më 16.06.2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka vdekur pacientja N. D. (1946) nga Komuna e Rahovecit.

Siç njofton kumtesa nga Ministria e Shëndetësisë, ajo ishte pranuar në Klinikën Infektive më 5 qershor dhe përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Ka raportuar Koha.net.