Receta: Tortë me gështënja

PËRBËRËSIT:

100 gr. çokollatë e shkrirë në ½ filxh. kafe të nxehtë. 300 gr. gështenja të ziera, qëruara dhe të kaluara në sitë, 10 vezë, 210 gr. sheqer, 1 lugë rum.

100 gr. gështenja të ziera të qëruara, 1 dcl qumësht, 2 brinjë çokollatë të shkrirë, 100 gr. gjalpë e zbutur, 100 gr. sheqer pluhur, 100 gr. çokollatë.

Tunden 8 të verdha dhe 2 vezë të tëra me sheqer. Shtohet çokollata e shkrir, 1 lugë rum dhe gështenjat e shtypura. Tunden të bardhat e vezëve. Sa të shkumojnë, shtohet një lugë sheqer dhe vazhdon të tundet masa në shkumë të qëndrueshme dhe të dendur. Të bardhat e tundura gradualisht përzihen me lugë me masën e tundur. Në kallëp për tortë të lyer me yndyrë dhe të përmillur, hidhet masa e përgaditur.

Piqet në furrë me temp. mesatare. Torta e pjekur pasi të ftohet mirë, pritet në tri pjesë horizontalisht. Mirë është pasi të ftohet të largohet nga kallëpi, kurse të nesërmen të pritet. Në një dcl qumësht të nxehtë hidhen gështenjat e qëruara. Ato shtypen mirë ose bluhen me blender. Shtohen dy brinjë çokollatë duke e përzier masën gjersa të shkrihet çokollata. Gjalpi i zbutur tundet me sheqer pluhur dhe bashkohet me gështenja. Dy kore të tortës lyhen me kremin e përgaditur duke i bashkuar ato.

Korja e tretë vendoset mbi dhe lyhet me glazurë çokollate të përgaditur me 100 gr. çokollatë, 2 lugë qumësht dhe 2 lugë vaj. Mund të zbukurohet me gështenja të ziera ose me krem të rrahur dhe çokollatë në rende.