Keni provuar ndonjëherë ta përdorni misrin në supë?
Del fantastike, kremoze dhe me një shije tepër delikate. E kombinuar pastaj me qepën e njomë dhe specin e ëmbël pluhur është jo vetëm më tërheqëse për syrin, por bën pikërisht edhe atë kontrastin në shije.
PËRBËRËSIT: 500 g patate, 500 g misër i zier, 4 qepë të njoma, 2 thelpinj hudhër, 600 ml lëng mishi/ kockash/ pule/ perimesh, 2 lugë gjelle vaj ulliri, spec i kuq i ëmbël, kripë dhe piper i zi.
PËRGATITJA:
Kaurdisim për 2 minuta në vaj ulliri thelpinjtë e hudhres të shtypura bashkë me qepën e njomë të prerë hollë. Shtojmë patatet e qëruara dhe të prera në copa të vogla. Vazhdojmë t’i përziejmë edhe për 2 minuta të tjera. Shtojmë lëngun e mishit (ose ujë) dhe i ziejmë të gjitha bashkë për rreth 15 minuta. Kullojmë misrin nga uji i konservimit dhe ia shtojmë supës duke e lënë edhe për 5 minuta të tjera. Me ndihmen e një mikseri, e bluajmë. E rregullojmë me kripë e piper dhe e shërbejmë. Nëse supa del shumë e trashë, e hollojmëe me pak qumësht.