PËRBËRËSIT:
2 gota qumësht,
1 filxhan të kafës vaj ose margarinë të shkrirë,
1, 5 gotë miell,
4 kokrra vezë,
kripë,
300 gr spinaq,
200 gr.
ajkë,
200 gr. djath.
Pregaditja:
Qumështi dhe vaji posa të marrin valë, hidhet mielli e kripa. Brumi tundet me mikser dhe zien duke e përzier me lugë druri vazhdimisht, gjersa të shkëputet lehtë nga ena. Pasi të ftohet masa, i shtohen vezët një nga një duke e tundur brumin me mikser.
Shtohet spinaqi dhe përzierja vazhdon gjersa të krijohet një masë e trashë e njëllojtë në formë kremi dhe pak elastike. Brumi shtrihet në tepsi të shtruar me letër pergamenti, ose letër të lyer me vaj dhe futet në furrë të nxeht me temperaturë 200 gradë C. Sa të marrë një ngjyrë të kuqrremtë, largohet nga furra dhe përmbyset në pecetë të lagur.
Pasi të ftohet, lyhet me ajkë e djath të thërmuar dhe në mënyrë të ngjeshur, mbështillet në roladë. Mbështillet me folie, ftohet pastaj pritet dhe shwrbehet.