Përbërësit:
bukë franceze
1 domate
pak borzilok të freskët
2-3 thelpinj hudhra grirë imët
2 lugë gjelle vaj ulliri
pak kripë dhe rigon
50 gram djathë i bardhë i prerë në copa të vogla
Pregaditja:
Prisni bukën franceze në feta të holla, e përshtatshme për brusketa.
Vendosini fetat e bukës në tost. Kur të jenë thekur pak, i hiqni dhe vendosini në një pjatë.
Spërkasni nga njëra anë e bukës pak vaj ulliri. Prisni domatet dhe djathin në formë kubike ose në copëza të vogla. Vendosini një nga një mbi fetat e bukës.
Shtoni sipër hudhrat, kripën, rigonin, gjethet e freskëta të borzilokut dhe shërbejini. Nëse dëshironi të gjitha këto mund t’i përzieni më parë në një tas veçmas, për të realizuar një salcë.