Ledri Vula pjese e albumit “Skulpture” nga Capital T

Artisti Trim Ademi i cili për publikun njihet me pseudonimin “Capital T” do të publikojë albumin “Skulpture” me 1 korrik. Në album ka bashkupnime të cilat këngtari në fjalë i ka bërë të ditura për Prive. Ledri Vula do të jetë i ftuari në njërin nga projektet e Capital T që do të publikohet gjatë javes. Lajmin e ka bërë të ditur për publikun vetë artisti, në rrjetin e tij social Instagram.

Trimi është aktiv në skenë që nga viti 2008 dhe albumi “Skulpture” është i pesti që do ta sjell në treg. Albumet paraprake janë; Replay(2010), Kapo(2012), Slumdog Millionare(2015), Winter is here(2017).