Edita Tahiri tallet pak me pushtetin,“Ku ishin gjatë luftës këta trimat e VV’së?”

“Ku ishin gjatë luftës këta trimat e VV’së?”, Edita Tahiri tallet pak me pushtetin.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në negociatat Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, sot ka parashtruar një pyetje me ironi për pushtetin pas ngjarjeve të tensionuara dje në Veri të vendit.

“Ku ishin këta trimat e VV-së që po i japin flaken me fjalë! Nuk i pashë askund as gjatë okupimit as luftës! Moshën e kanë pasë, por guximin jo…”, ka shkruar ajo në Facebook.

Reagimet e ndërkombëtarëve që dënuan veprimet e institucioneve kosovare në Veri të vendit çuan në shumë komentime në rrjetet sociale në Kosovë.

Kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë arritur të futen dje në zyrat e tyre me asistim të Policisë. Grupe të banorëve vendas në këto komuna të banuara me shumicë serbe kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë në drejtim të policisë dhe dogjën disa makina.