Festivali ndërkombëtar i monodramës në Kosovë “MonoAkt” shtyhet për tetor

Festivali “MonoAkt” këtë vitë kishte edicionin e XII, që ishte planifikuar të mbahej me datat 18-22 qershor në Pejë. Mirëpo si pasojë e Pandemisë këto data janë shtyer me 13-18 tetor të këtij viti, e ka bërë të ditur drejtori i këtij Festivali Mentor Zymberaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook,

“MonoAkt është ndër Festivalet e veçanta dhe shumë të sukseshme ndërkombetare e cila në përmbajtjen e vet ka tri Festivale; MonoAkt, MonoStripi, MonoAkt+. Pos pjesëmarrësve të artistave të monodramës anë e kënd botës, në realizimin e saj pos Shtëpisë Teatrore Filmike AKT, e cila është themeluese e Festivalit, ky Festival është i antarësuar edhe në bashkrealizimin të ITI-Qendra në Kosovë dhe ështå antare e IMF( Forumit Ndërkombëtar të Monodramës në Botë”, ka shkruar Zymberaj.