Sekretari i LDK-së në Suharekë, njëherit dhe shef i asambleistëve të LDK-së Urim Suka, përnes një postimi në facebook, ka kritikuar kryetarin Muharremaj duke e akuzuar si të paaftë për të qeverisur, dhe se qeverisja e tij është e bazuar vetëm në propaganda.

Postimi i plotë i asambleistit Urim Suka:

“Ndërtimet pa leje në qeverisjen tënde lulzojnë dhe për fat të keq ju jeni mbi ligjin!

Ky postim ku ju falenderoni opozitën dhe qytetarët aktiv për njoftimin e ndërtimeve pa leje nuk është asgjë tjetër veçse një propagandë dhe ikje e përgjegjësisë që ju takon, kjo tregon të vërtetën e qeverisjes tuaj. Me këtë postim po vërtetoni paaftësinë tuaj qeverisëse dhe njëherit me vendimet tuaja ju po dëshmoni vet që ju jeni burimi i shkeljeve ligjore.

Qeverisja juaj është e bazuar në propagandë e shkelje ligjore, si e tillë NUK KALON dhe duhet të shkojë sa më parë, për këtë unë angazhohem çdo ditë.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT