Ekspertët: Depresioni ulë dëshirën për seks

Depresioni karakterizohet nga humori i ulët, gjendje kjo e cila bëhet e vazhdueshme dhe simptomat apo shenjat kryesore të depresionit janë ndjenja e trishtimit, mungesa e energjisë dhe qarja e shpeshtë.

Por, ka shumë shenja të tjera që ekspertët e shëndetit mendor i karakterizojnë si pak më befasuese për t’u dalluar.

Një ndër këto shenja sipas tyre është dëshira më e ulët seksuale, pra nëse vuani nga depresioni, mund të mos keni shumë dëshirë për të bërë seks, shkruan The Sun.

Depresioni, sipas tyre mund të ketë gjithashtu edhe një efekt fizik, duke iu bërë të lëvizni më ngadalë, të keni dhimbje të pashpjegueshme dhe kapsllëk.

Një tjetër faktor i rëndësishëm, sipas ekspertëve është edhe ndryshimi i oreksit dhe ndryshimet në peshë.

Pra, personat që vuajnë nga depresioni hanë shumë më pak, ose e ndalojnë fare atë, e kjo mund të çojë në humbje peshe.