Në një romancë me Noizy-n? Habit Keisi dhe zbulon si qëndron e vërteta

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Keisi Medini, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”.

Pasi foli pak për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këngëtarja ka zbuluar se si ka nisur e gjithë vëmendja që ajo ka tani.

“Unë u bëra e njohur nga një portal ku babi kishte dhënë një intervistë dhe kishte përmendur që ka një vajzë.

Aty nisi gjithçka dhe unë nisa të bëhem e njohur, u bëra fotomodele.

Mikeshat e babit më merrnin në celular dhe më propozonin projekte të ndryshme”, tha bukuroshja.

Kohë më parë nëpër media u aludua një romancë mes reperit të njohur, Noizy dhe Keisit, si qëndron e vërteta?