Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejes ka njoftuar se me Covid-19 është infektuar një prokurore. Nikçi ka treguar se një pjesë e stafit që ka pasur kontakt me prokuroren janë vetë izoluar. Raporton Telegrafi.
“Një prokuror i shtetit ka rezultuar pozitiv në testimin e bërë për virusin COVID-19. Me rekomandime të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik në Kosovë, një pjesë e stafit që kanë pasur kontakt me personin e infektuar, janë vetë-izoluar. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës pas kësaj situate të krijuar, ka kërkuar të veprohet sipas Planit për Menaxhimit të Krizës të hartuar nga Kryeprokurori i Shtetit dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës”, ka thënë Nikçi.
Për shkaqe sigurie një pjesë e punës do të pezullohet dhe tutje do të veprojnë sipas koordinimit me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ne Kosovë. Ka thënë Nikçi për Telegrafin.