Banorët e Nishorit kanë diskutuar sot për KAB (Kornizën Afatmesme Buxhetore ) për vitin 2024-2026
Për planifikimin e buxhetit sot kanë diskutuar banorët e fshatit Nishor të cilët kanë qenë prezentë në takim.
Ata i kanë paraqitur kërkesat e tyre dhe kanë dhënë ide lidhur me projektet që janë në interes për fshatin e tyre.
Të gjitha propozimet dhe idet e tyre janë evidentuar në procesverbal dhe do të publikohen në webfaqen e Komunës si dhe do të merrën parasysh gjatë hartimit dhe planifikimit të Listës së projekteve të parapara për vitin 2024.