Baton Haxhiu: Për turp, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku janë e keqja e Kosovës

Gazetari, Baton Haxhiu, ka qenë i ashpër me dy liderët opozitarë, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.

Krejt kjo për shkak të mënyrës sesi po ia bëjnë opozitën Albin Kurtit, të cilin Haxhiu e cilëson fajtor për situatën e krijuar.

Por gazetari thotë se pos Kurtit e keqja e Kosovës janë edhe Abdixhiku dhe Krasniqi.

Për Haradinajn tha se “vazhdon të besojë që ai është fajtor për dorëheqjen e dhënë në vitin 2019”.

”Nuk kam çfjalë, për Lidhjen Demokratike dhe Partinë Demokratike. Dy figura, Lumri Abdixhiku dhe Memli Krasniqi të cilat realisht jo që nuk përfaqësojnë, për Ramushin nuk dua të flas sepse fajet i ka edhe ai për dorëheqjen që e dha”, tha fillimisht Haxhiu.

“Dy liderët e opozitës janë e keqja më e madhe bashkë me kryeministrin Kurti”, ka vazhduar ai në Pressing të T7.

“I kemi dy njerëz që nuk organizojnë protesta, as nuk kanë qëndrim me bë diçka të jashtëzakonshme në Parlament, as nuk kanë një gjuhë që është realisht në proporcion me atë që po ndodh. Për turp të Zotit nuk kanë as qëndrim ndoshta për realitetin në Veri”, ka thënë Baton Haxhiu.

Sipas tij, Krasniqit dhe Abdixhikut nuk iu nevojitet asgjë pushteti nëse Kosova shkon rrugës së gabuar.