Shkruan: Kushtrim RESHITAJ
Informata për rrugën europiane të BALLKANIT
Tashmë jemi në muajin e shorteve europiane, ku kampioni ynë pritet që më 20 qershor, ta mësojë kundërshtarin e rrethit të parë kualifikues në UEFA Champions League.
Ndeshjet e para zhvillohen me 11 dhe 12 korrik, kurse ato të kthimit me 18 dhe 19 të po atij muaji.
Në rast se kalohet rrethi i parë në UCL, atëherë humbja në të dytin, e vendos skuadrën në rrethin e tretë kualifikues për Europa League, kurse nëse humb aty, zhvendoset në PlayOff të Conference League.
Në rast se kalohet rrethi i dytë, atëherë humbja në të tretin, e vendos skuadrën në PlayOff të Europa League, kurse nëse humb aty, kalon direkt në grupet e Konferencës.
Deri këtu, janë gjasat reale të skuadrës tonë, ndërkaq për më tepër mbetet të shpresojmë e të ëndërrojmë, kurrë mos thuaj kurrë 😁
E në rastin më të keq në UCL, atëherë rrugëtimi i BALLKANIT vazhdon siç ka qenë vitin e kaluar, pra nga rrethi i dytë kualifikues në Conference League.
Se si mund të rrjedhë aventura evropiane, natyrisht që varet goxha edhe nga shorti, për të cilin shpresojmë ta kemi në anën tonë.
Forca BALLKANI 🧡🖤/ Huazuar nga gazetari Kushtrim Reshitaj