Ermal Krasniqi është njëri nga emrat që do të jetë në listën e Alain Giresse për ndeshjet e muajit qershor, kështu të paktën ka raportuar Kanal10.
Krasniqi i cili në muajin janar i është bashkuar skuadrës rumune, Cluji ka bërë paraqitje mbreslënëse në sezonin 2022/23.
Anësori ka të zhvilluara 19 paraqitje për Cluji dhe ka të realizuara katër gola dhe dy asistime.
Kosova në muajin qershor do ti zhvillojë dy ndeshje. Së pari “dardanët” luajnë me Rumaninë në “Fadil Vokrri” me 16 qershor dhe me pas si mysafir i Bjellorusisë me 19 qershor.