Zemaj po bën testime trefishë më shumë se Vitia

Numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë është rritur ditëve të fundit. Por, bashkë me të prekurit me ardhjen e Zemajt në krye të ministrisë janë rritur edhe testimet e personave të dyshuar me koronavirus.

Për 26 ditë, ministria e udhëhequr nga Zemaj ka bërë testimin e 7984 personave. Shifra shumë më të ulëta kishte ministri i kaluar, Arben Vitia. Nën menaxhimin e Vitisë, për 91 ditë janë kryer vetëm 15 mijë e 586 teste.

Në bazë të mesatares së testimeve të kryera, nga krijimi i qeverisë së re janë bërë afro trefishë më shumë testime.

Në bazë të shifrave, vërtetohet teoria e presidentit Donald Trump

“Sa më shumë teste, aq më shumë të prekur, sa më pak teste, ulet numri i të infektuarve” kishte thënë Trump me ironi pak ditë më parë.