Kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në Champions

Ballkani është shpallur kampion i Superligës së Kosovës në futboll, për të dytën herë radhazi.

Ekipi nga Suhareka do të garojë në rrethin e parë kualifikues të Champions League.

Skuadra e Ilir Dajas, i ka mësuar kundërshtarët potencialë me të cilët do të mund të përballet.

Në listë janë plot 15 skuadra, që mund të luajnë me suharekasit në garën më prestigjioze të futbollit evropian.

E ndërkaq njërën prej tyre do ta mësojnë më 20 qershor.

Ndeshjet e para luhen më 11 dhe 12 korrik derisa ato të kthimit më 18 dhe 19 korrik