Suharekasi ankohet në Polici se dikush ia dogji vilën e tij në Bjeshkët e Bukoshit

Një person nga fshati Bukosh i komunës së Suharekës ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, pasi që vila e tij e cila ndodhet në bjeshkët e fshati është djegur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ai ka deklaruar se këtë e ka bërë dikush qëllimisht dhe si pasojë e gjithë vila është djegur dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin, ndërkohë që janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.