Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka filluar që të jetë mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”.
Madje ai herë pas here hynë live për të bashkbiseduar me mijëra fansat e tij.
E kështu ka bërë edhe ditën e sotme, ku gjatë kësaj bisede virtuale, fituesi i “Big Brother VIP 2” i përshëndeti të gjithë e madje edhe këndoi me kërkesë të ndjekësve.
Nga ana tjetër, sigurisht që nuk munguan pyetjet në lidhje me partneren e tij, Kiara Tito, e cila ditën e djeshme ka udhëtuar drejt Stambollit për arsye pune.
Moderatorja do të prezantojë emisionin “Kepi i Tundieve”, i cili pritet që shumë shpejt të transmetohet në ekranin e Top Channel.
Dikush e pyeti Luizin se pse nuk ka shkuar në Turqi bashkë me partneren dhe ai i përgjigjet:
“Ça Stambolli, ça dua unë aty”.
Më pas një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse e ka marrë malli për Kiarën dhe Ejlli iu përgjigj shkurt.
“Boll”, tha ai.